09.05.2025 - AKTIVITET TRAJNUES: “Regjimi juridik që zbatohet për lëshimin dhe monitorimin e zbatimit të lejeve mjedisore në Republikën e Shqipërisë, në referim të ligjit nr.10448/2011”

Shkolla e Magjistraturës, më datë 9 maj 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Regjimi juridik që zbatohet për lëshimin dhe monitorimin e zbatimit të lejeve mjedisore në Republikën e Shqipërisë, në referim të ligjit nr.10448/2011. Praktika gjyqësore e procedimeve penale në veprat penale në fushën e mjedisit. Sfidat në harmonizimin e legjislacionit të Shqipërisë me Kuadrin Ligjor të BE-së për Krimin Mjedisor ( Direktiva (EU) 2024/1203 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, 11 Prill 2024, Për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet legjislacionit penal, që zëvendëson Direktivat 2008/99/EC dhe 2009/123/EC). Zbatimi i direktivave të BE për mjedisin”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspert: Erjon Muharremaj

Lehtësues: Gjergji Ceka

Qëllimi i këtij trajnimi është: Ky trajnim, synon të ofrojë për magjistratët informacion në lidhje me regjimin juridik që zbatohet për lëshimin dhe monitorimin e zbatimit të lejeve mjedisore në Republikën e Shqipërisë, si dhe t’i njohë ata me praktikën gjyqësore të procedimeve penale në veprat penale në fushën e mjedisit. Gjithashtu, me magjistratët do të diskutohen sfidat në harmonizimin e legjislacionit të Shqipërisë me acquis e BE-së për Krimin Mjedisor dhe risitë që sjell Direktiva (EU) 2024/1203 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, 11 Prill 2024, Për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet legjislacionit penal, që përbën reformën legjislative mjedisore më të fundit në kuadrin e Bashkimit Evropian. Me magjistratët do të analizohet edhe jurisprudence relevante e Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit. Tema synon aftësimin e magjistratëve për rritjen e profesionalizmit dhe efiçencës në gjykimin e çështjeve me karakter mjedisor, për të garantuar mbrojtjen e mjedisit.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Sfidat në harmonizimin e legjislacionit të Shqipërisë me Kuadrin Ligjor të BE-së për Krimin Mjedisor ( Direktiva (EU) 2024/1203 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, 11 Prill 2024, Për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet legjislacionit penal, që zëvendëson Direktivat 2008/99/EC dhe 2009/123/EC). Zbatimi i direktivave të BE për mjedisin;
  • Praktika gjyqësore e procedimeve penale në veprat penale në fushën e mjedisit. Regjimi juridik që zbatohet për lëshimin dhe monitorimin e zbatimit të lejeve mjedisore në Republikën e Shqipërisë, në referim të ligjit nr.10448/2011.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.